«Vetëvendosje» kërkon lirimin nga tatimi në pronë të kategorive të luftës

Këshilltarët e lëvizjes «Vetëvendosje» nuk e kanë ngritur dorën për t’i dhënë mbështetje miratimit të Rregullores së re për tatimin e paluajtshmërisë për vitin 2016 kur është votuar në Kuvendin Komunal të Podujevës.




Ata po kërkojnë që të lirohen nga ky tatim kategoritë e dala nga lufta, siç parashihet me Ligjin 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre, shkruan sot «Koha Ditore».

Këshilltari i LVV-së, Bahri Selimi, ka thënë se me ligjin e sipërpërmendur në nenin 6 janë të parapara edhe beneficionet për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Ai ka thënë se në pikën 4 është e rregulluar edhe çështja e tatimit në pronë, sipas së cilës lirohen kategoritë e dala nga lufta që janë në gjendje të rëndë ekonomike.