Vetëvendosje kërkon lirimin e të arrestuarve

Vetëvendosje ka njoftuar se Ylli Hoxha, Uran Hasani dhe Premton Ibërdemaj vazhdojnë të jenë të arrestuar nga policia, kurse ka kërkuar lirimin e tyre, për shkak se një gjë e tillë tensionon situatën, transmeton Koha.net.




«Policia po vazhdon t’i mbajë të arrestuar aktivistët dhe qytetarët, në mesin e të cilëve janë edhe Ylli Hoxha, Uran Hasani dhe Premton Ibërdemaj. Vazhdimi i mbajtjes së tyre në arrest, e tensionon situatën. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre!», thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.