Vetëvendosje hedh ngjyrë mbi veturën e Kryeministrit




Aktivistët e Vetëvendosjes kanë sulmuar veturën e kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa, raporton TV ARTA.

 

Derisa po shkonte në zyrën e tij në Qeveri, aktivistët e Vetëvendosjes kanë hedhur ngjyrë në veturën e kryeministrit.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë subjekti politik opozitar.

«Ne duam t’ia kujtojmë Mustafës se nuk mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Zajednicës», thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.