Vetëvendosje: 41,105 nënshkrime në peticionin e opozitës

Lëvizja Vetëvendosje thotë se peticionin e opozitës kundër «Zajednicës» dhe Demarkacionit me Malin e Zi, deri tani e kanë nënshkruar 41 mijë e 105 persona.




«Përkundër motit me shi dhe frekuentimit të vogël të qyteteve, aktivistet dhe aktivistët mblodhën mijëra nënshkrime edhe gjatë ditës së sotme», thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

«Qytetarët po e shprehin masivisht vullnetin e tyre kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi. Ata po tregojnë që janë shumë të vetëdijshëm për vullnetin e tyre kundër defunksionalizimit të shtetit, ani pse kryeministri po i quan ‘të padijshëm’ dhe ‘të painformuar’», thuhet më tej në njoftim, transmeton koha.net.