Veteranët e Drenicës dhe Dukagjinit luajnë futboll për «7 shtator»




Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan, për nderë të «7 shtatorit» organizon turnir në futboll të vogël, me moton: «Kosovë unike, jo ndarje etnike», transmeton Koha.net.

Turniri do të fillojë të hënën me 7 shtator 2015 duke filluar nga ora 10:00 në fushën e sportit «Arena» në Isniq.

Finalja e këtij turniri do të mbahet me datën 8 shtator 2015, ditën e marte në orën 18:00 paraprakisht do të zhvillohet një ndeshje miqësore në mes veteranëve të UÇK-së nga Dukagjini dhe Drenica si dhe një program artistik.

Në këtë turnir do të luajnë ekipet e të gjitha fshatrave të komunës se Deçanit, ekzekutivi komunal dhe asambleistët e Komunës së Deçanit.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan, për nderë të «7 shtatorit» organizon turnir në futboll të vogël, me moton: «Kosovë unike, jo ndarje etnike», transmeton Koha.net.

Turniri do të fillojë të hënën me 7 shtator 2015 duke filluar nga ora 10:00 në fushën e sportit «Arena» në Isniq.

Finalja e këtij turniri do të mbahet me datën 8 shtator 2015, ditën e marte në orën 18:00 paraprakisht do të zhvillohet një ndeshje miqësore në mes veteranëve të UÇK-së nga Dukagjini dhe Drenica si dhe një program artistik.

Në këtë turnir do të luajnë ekipet e të gjitha fshatrave të komunës se Deçanit, ekzekutivi komunal dhe asambleistët e Komunës së Deçanit.