Vetëm ty

Foto: Shutterstock



Qielli mban në breroren e reve
hënën e lakuar.

Nën formën drapnore
unë dua të pushoj në pëllëmbën tënde.

Gjithnjë më duhet të bëj atë që dëshiron stuhia,
Të jem një det pa breg.

Por gjersa ti kërkon guaskat e mia,
më ndritet zemra.

E magjepsur
peshon thellë meje.

Ndoshta zemra ime është bota,
troket.

Dhe të kërkon ende ty
si duhet unë të të thërres?

Përktheu Skënder Buçpapaj