Vetëm për një kohë

Foto: Shutterstock



Oh si ecje ti
Me atë buzëqeshje të shpenguar
Të folurën tënde më pëlqente të dëgjoj
Dhe stili yt
Më kënaqte për një kohë.

Ti qe dashuria ime e hershme
E re si një ditë që thyhet në pranverë,
Ti qe imazhi i
Çdo gjëje
Që më bënte të këndoj atëherë.

Nuk më pëlqen të përsëris
Rrallë ndjej mall
Për vitet e kaluar
Nuk derdh lot
Por ndershmëria më bën të them tani
Se ishe ti vërtetë një perlë e çmuar,
Ti ishe vajzë e përkryer
Sa doja kur shkëlqeje të të shihja,
Për një kohë
Për një kohë
Vetëm për një kohë
Ti ishe imja.