Vetëm dashuria është shtëpia jonë

Foto: Shutterstock



Vetëm dashuria është shtëpia jonë.
Të shprishur, të pikëlluar
pa të jetojmë të gjithë
si hunj të shqitur nga toka.

Ajo është nëna jonë e mirë, e rreptë,
si jeta pa masë e madhe,
bota jonë, njëmendësia jonë,
kënga jonë e vetme.
Gjithçka tjetër është vetëm mashtrim,
që nuk ngushëllon mashtrimin tonë.

Kur ajo, nëna e jetës, është pranë teje
atëherë ngrohet zemra jote
e ti ke shpresë tek dielli dhe pranvera.
Atëherë ti jeton, ti që s’jetove deri tani.
Atëherë ti je i gjallë në botë,
pranë votrës në shtëpi.

Atëherë lulëzon trungu i fisit tënd,
në tokë do të rrojë fara jote.
Ti nuk je më vetëm ti, qenia jote ndryshon tani,
qenia jote ndryshon tani,
trungu yt do të degëzojë.
Ti nuk je më vetëm.

Rreth teje sillet flladi erëmjaltë pranveror
dhe pjalm i artë lulesh.
Nga frymë të ngrohta përkëdhelet druri
dhe këndon himnin diellor
me degët vezulluese
që i bashkon dashuria.

Përktheu: Kosovë Rexha – Bala