Veseli thotë se nuk i është drejtuar deputetes Haxhiu me “Ma hangsh…”

Veseli foli për incidentin që i ka ndodhur në senacën e 23 tetorit, kur ai ka ka lëshuar një frazë të ndalur përgjysmë, deri në «Ma hongsh…», duke thënë se nuk e ka drejtuar specifikisht, për askënd, ka insistuar Veseli, transmeton koha.net.




«Po më vie rëndë vetëm që po flas për këtë punë. Jap fjalën e nderit që nuk ka qenë as për askënd», tha Veseli.

«Ka qenë një moment emotive dhe duhet të kemi parasysh që jemi njerëz dhe se neve na shikojnë edhe prindërit e edhe fëmijët. Prandaj ne duhet të kemi kujdes me sjelljen», shtoi Veseli.

Ai tha se i kërkon falje familjes së tij dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.