Veseli takon deputetët e komuniteteve në Prizren

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot ne Prizren, deputetët e komunitetit turk dhe boshnjak, që vijnë nga regjioni i Prizrenit, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.




Veseli, bashkëbisedoi me deputetët e komuniteteve dhe vuri në dukje vlerën e bashkëjetesës, tolerancës dhe mirëkuptimit duke theksuar se kjo vlerë e Prizrenit është edhe vlerë e vendit tonë.

«Kjo vlerë e tolerancës dhe respektimit të ndërsjellë, tashmë ka fuqizuar edhe subjektet tona politike në nivel lokal dhe qendror. Andaj, qëllimet tona të përbashkëta për mirëqenie ekonomike, shtet ligjor dhe integrimit euro-atlantik, me këtë lloj bashkëpunimi, realizohet më shpejtë dhe më sigurt«, theksoi Veseli.