Veseli: Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë i përgjigjen elektoratit të vet     




Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka folur për vendimin e tri komunave të Luginës për themelimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në Serbi. Ai ka thënë se nuk do të duhej të kishte reaksion dhe krahasim me situatën që është në Kosovë, transmeton KTV.

 

«Shqiptarët në luginë të Preshevës apo vëllezërit tanë i kanë përfaqësuesit e tyre legjitimë që janë zgjedhur si këshilltarë komunalë në komunat e banuara me shqiptarë, e kanë sovranitetin e tyre. Nuk do të dëshiroja që të kishim relativizim apo reaksion me situatën që e kemi në Kosovë. Ata e kanë obligim që t’i përfaqësojnë interesat e shqiptarëve atje. Vendimi i tyre që e kanë marrë ata është vendim i tyre autokton pa asnjë ndikim nga institucionet e Republikës së Kosovës», ka përfunduar deklaratën e tij kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.