Veseli: Nuk do të lejojmë promovim të dhunës në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar mediat që të hyjnë në sallën ku mbahen seancat në një konferencë urgjente, ku tha se bllokimi nuk mund të vazhdojë kështu dhe le të dihet se askush dhe asnjëherë nuk do të mund ta bllokojë punën e Kuvendit të Kosovës.




Ai tha se do të shkojnë me një pauzë prej gjysmë ore dhe seanca do të vazhdojë.

«Nuk do të lejojmë që në këtë kuvend të promovohet dhuna, nëse kanë guxim le të shkojnë te Qeveri, Pse vijnë këtu», ka thënë ai.

Opozita disa herë tentoi të ai ndërprenë fjalimin Veselit me zhurmën e filikaçave.