Veseli ngushëllon homologun e tij turk, Yilmaz

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar kryetarin e Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, Ismet Yilmaz, deputetët dhe të gjithë popullin e Turqisë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara, i cili mori jetën e dhjetëra qytetarëve.




Në telegramin e kryetarit Veseli thuhet:

«Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e dhjetërave qytetarëve tuaj dhe plagosjen e shumë të tjerëve, si pasojë e sulmit të sotëm terrorist».

«Në këto çaste të rënda për Juve, Asamblenë e Madhe të Turqisë dhe qytetarët e Republikës së Turqisë, shprehim ndjenjën tonë të solidaritetit, duke bashkëndjerë dhembjen me familjarët e viktimave dhe gjithë popullin turk».

«Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbështetur dhe mbështet angazhimet e përbashkëta të botës demokratike, të udhëhequra nga SHBA-ja, me përkushtim të plotë në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe ekstremizmit kudo që shfaqen në botë».