Veseli, në Ditën e Fëmijëve, shpërndan libreza partiake

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, në Ditën Fëmijëve, ka shpërndarë libreza anëtarësie për rreth njëqind të rinj, kryesisht studentë, që sot iu bashkuan PDK-së, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.




Me këtë rast Veseli theksoi se përveç që është krenar, ai ndjen përgjegjësi dhe obligim në zhvillimin dhe forcimin e shtetit.

«Nuk ka asgjë më të mirë sesa anëtarësimi i kësaj rinie në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe si kryetar i PDK-së e ndjej vetën krenar dhe të njëjtën kohë përgjegjës, por e di që me energjitë e reja që çdo ditë po i shtohen Partisë Demokratike të Kosovës, shteti ynë do të ndryshojë, duke u zhvilluar e forcuar. Ky është edhe obligim i PDK-së», u shpreh Veseli.