Veseli flet për ditë të mirë e Konjufca për bllokim të seancës

Para fillimit të seancë së sotme të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk ka dashur të komentoj për bllokimin e paralajmëruar nga opozita por shkurt ka thënë se do të jetë një ditë e mirë.




Nga radhët e opozitës, shefi i GP të LVV-së, Glauk Konjufca ishte i shkurt dhe bindës në atë që tashmë e kanë ndarë mendjen, bllokimin e seancës, dhe atë me trupat e tyre, transmeton Koha.net.

«Ne jemi këtu por nëse kryetari i Kuvendit dëshiron të vazhdoj me punimet e Kuvendit, ne do ta bllokojmë punën me trupat tonë», ka thënë Glauk Konjufca.

Kurse Besa Gaxherri nga GP i LDK-së, theksoi se do të provojnë të lusin opozitën të jetë konstruktive dhe të mos bllokojnë seancën që është vazhdim i 17 shtatorit.

«Është në dorën e kryetarit të Kuvendit që të vendos se a do të lejojë me këtë bllokim apo do të thërras sigurimin e Kuvendit që të lirojë këtë bllokim sepse kështu e përcakton rregullorja e Kuvendit», tha Gaxherri.