Veseli e Mustafa presin një delegacion të Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të premten, më 25 shtator, pret në takim një delegacion të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.




Takimi do të mbahet në orën 10:30, në kabinetin e kreut të Kuvendit.

Gjatë kësaj vizite, delegaconi i Parlamentit Evropian do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, nënkryetarin e Komisionit për Integrime Evropiane, Xhavit Haliti, si dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Por para se të shkojnë në Kuvend për takim, delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), do të pritet në takim nga kryeministri Isa Mustafa.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, ndërsa kryeministria aty ka paraparë të merren vetëm pamje.