Veseli e Conde biseduan për të drejtat e komuniteteve

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar Raportuesin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde me të cilin kanë biseduar për aktualitetin politik në vend.




Në njoftimin për media thuhet se kryekuvendari Veseli e ka njoftuar Conden me zhvillimet në Kuvend, përkushtimin për zhvillimin e shtetit ligjor, transparencën dhe demokracinë parlamentare.

Conde foli për raportin e fundit kushtuar Kosovës, me theks në çështjet që i takojnë respektimit të komuniteteve, respektimin e vlerave të multietnicitetit dhe integrimin e komuniteteve në institucione, transmeton Koha.net.

«Republika e Kosovës ka dëshmuar se është vend i stabilitetit dhe paqes, respekton të drejtat e komuniteteve dhe është shembull në këtë drejtim për rajonin dhe më gjerë. Mirëpresim vlerësimin e këtyre të arriturave tona në Këshillin e Evropës duke e mbështetur Kosovën në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike», theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thuhet në njoftim.