Veseli: Demarkacioni, me konsensus dhe sipas interesave të qytetarëve

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret vendimmarrje të shpejtë prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sa i përket heqjes së vizave për Kosovën.

Por ai nuk ka treguar se kur do ta përmbushë njërin prej kritereve që ka vënë BE-ja institucioni që ai drejton, e që ka të bëjë me demarkacionin me Malin e Zi, shkruan sot «Koha Ditore».

Këto komente Veseli i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë, në të cilën u caktua seanca e radhës për të enjten.

Por as këtë javë në seancën ku janë paraparë të shqyrtohen një varg çështjesh, në rend dite nuk është marrëveshja për shenjëzimin e kufirit me Malin e Zi.