Vërshohet rruga vetëm 50 metra larg Komunës së Pejës

Përkundër ditës me diell, uji vërshon rrugën përball kino-teatrit, Istref Begolli në Pejë, lokacion ky rreth 50 metra larg objektit të Komunës.




Edhe pse kjo zonë njihet si zonë e cila herë pas here vërshohet nga ujërat e zeza, përgjegjësit nuk kanë ndërmarrë masa të duhura që pamje të tilla të mos përsëriten.

Një kompani private po bënë përpjekje, por përveçse po e evitojnë depërtimin e ujit në Kino-teatër, s’po arrijnë dot ta sanojnë problemin.