Vërshime në Rivierën Franceze, se paku 13 të vdekur

Një rrebesh shiu i papritur ka rënë në Rivierën Franceze dhe rreth saj, mbrëmjen e kaluar, duke lënë të vdekur se paku13 persona, përfshirë disa të bllokuar në automjete dhe disa të tjerë nëpër shtëpi.




Presidenti francez, Francois Hollande tha në deklaratën e tij se viktimat janë gjetur në qytetet Cannes, Biot, Golfe-Juan dhe Mandelieu-ala-Napoule në jug, jo shumë larg Italisë. Hollande theksoi se shiu ka shkaktuar shumë dëme serioze, shkruan AP, transmeton Koha.net.

Sipas një radio lokale franceze thuhet se në Cannes ka rënë më shumë se 17 centimetra shi për metër katror.