Vera




 zvérdhë fusha, e nder grunore
Po vëlojnë korrcat porsi zogj;
Këndojnë katuncat me malcore
Pá u kujtue si dielli i dogj.

Veç n’at arë, porsi nji e tretun,
Zí nder petka e n’ftyrë terr,
Korrë nji cucë pá shoqvenuet,
Me hie t’vet qi mbrapa e merr.

Tjera herë ti vet’e treta
Korrshe, o bij’, me motra n’shênd;
Sivjer vetun tui korrë t’gjeta
Pá nji motrë, pá gazménd.

«Kjenë nji arë qi muell nji ditë
Perendija, e i dha shëndet;
U poq para: e ká goditë
E i ká bájtë te shpija e vet».

Ndre MJEDA

 zvérdhë fusha, e nder grunore
Po vëlojnë korrcat porsi zogj;
Këndojnë katuncat me malcore
Pá u kujtue si dielli i dogj.

Veç n’at arë, porsi nji e tretun,
Zí nder petka e n’ftyrë terr,
Korrë nji cucë pá shoqvenuet,
Me hie t’vet qi mbrapa e merr.

Tjera herë ti vet’e treta
Korrshe, o bij’, me motra n’shênd;
Sivjer vetun tui korrë t’gjeta
Pá nji motrë, pá gazménd.

«Kjenë nji arë qi muell nji ditë
Perendija, e i dha shëndet;
U poq para: e ká goditë
E i ká bájtë te shpija e vet».

Ndre MJEDA