Veprimet e opozitës në Kuvend po cilësohen demokratike

Lexuesit e portalit Koha.net janë të ndarë edhe kur kanë vlerësuar veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 8 tetorit kur pos fishkëllimave aty u hodh edhe gaz lotsjellës.




Megjithatë, lexuesit e portalit janë më të prirë të cilësojnë si demokratike veprimet e fundit të opozitës. Në pyetjen se «Si i konsideroni sjelljet e opozitës në Kuvend?», 8621 persona apo 51.3 për qind kanë vlerësuar se ato janë «demokratike». Rreth 5 për qind më pak janë ata që këto po i cilësojnë si «jodemokratike».

Këtë opsion në portal e kanë klikuar 7606 persona, apo përkthyer në përqindje, saktësisht 45.3 për qind.

Vetëm 563 klikues, apo 3.4 për qind janë të papërcaktuar, duke zgjedhur opsionin «Nuk e di/pa përgjigje».