Vendlindja

Pamje e Danubit në Austri. Foto: Shutterstock



O Danub, të fundmen herë
Vala blu më përshëndet,
Se që sot, me shokë të tjerë
Do të shkoj tek zu të bjerë
Kjo daulle që thërret.

Shelgjet rrinë të trishtuar,
Fushat bora i mbulon;
Do blerojnë, por do kem shkuar
Larg atdheut t’adhuruar –
Mu në zemër më pikon.

Shkoj atje ku plumb’ i shkretë.
çmendurisht qëllon mbi ne.
Në m’u shoftë e mjera jetë
Nën ndonjë lëndinë, vetë,
Do të shtrihem e të fle.

E në mbetsha në luftime.
Nën qiell tjetër të pushoj,
Ah, për fushat plot blerime
Që ke ti, vendlindja ime,
Dhe në varr do ëndërroj.

Përktheu: Petraq KOLEVICA