Vendimi për zgjedhjet në Serbi deri më 15 tetor?

Beograd, 29 shtator - Kryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 15 tetor do ta publikojë vendimin përfundimtar për zgjedhje, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.




Por, sipas këtyre burimeve, mund të ndodhë që zgjedhjet parlamentare në Serbi të mbahen bashkë me zgjedhjet krahinore dhe lokale në pranverë të vitit 2016, shkruan “Veçernje novosti”, duke iu referuar burimeve nga kreu i Partisë Përparimtare Serbe.