Vendet më të lumtura të botës për vitin 2016

Danezët janë njerëzit më të lumtur në botë, sipas një studimi të fundit për nivelet e lumturisë në botë.

Dankmarkë, Kopenhagen. Foto: LMspencer / Shutterstock.com

Danimarka doli e para në listën e 156 vendeve, renditur nga ekspertë të pavarur në varësi të shumë mënyrave të matjes.

Faktorët si prodhimi i brendshëm bruto, vitet e shëndetshme të jetëgjatësisë, besimi dhe liria e perceptuar për të bërë zgjedhje në jetë, u morën të gjitha në konsideratë.

Në vendin e dytë renditet Zvicra ndërsa të tjera vende nordike janë gjithashtu në vende të mira: Islanda, Norvegjia dhe Finlanda të gjitha kanë dalë në pesëshen e parë.

Vendet e Botës së Re të Komonuelthit si Kanadaja, Australia dhe Zelanda e re dolën gjithashtu në renditje të favorshme pasi janë të gjitha në dhjetëshen më të mirë.

Pasurim me çfarë kostoje?

Shumë vende të pasura ranë në sy për renditjen më të ulët në klasifikim ku SHBA-ja doli në vendin e 13, Gjermania në vendin e 16 dhe Mbretëria e Bashkuar në atë të 23.

Profesor Jeffrey Sachs, këshilltar special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon dhe një prej autorëve të raportit, beson se kjo është e rëndësishme.

«Mesazhi për Shtetet e Bashkuara është i qartë. Për një shoqëri që thjesht ndjek paratë, ne po ndjekim gjërat e gabuara. Përmbajtja jonë sociale është në përkeqësim, besimi shoqëror po ashtu dhe besimi te qeveritë po bie.»

Raporti tha: «Kur vendet përqendrohen vetëm te objektivat individualë, si zhvillimi ekonomik dhe nënvlerësojnë objektivat shoqërorë dhe mjedisorë, rezultatet mund të jenë shumë të këqija për mirëqenien njerëzore, madje edhe të rrezikshme për mbijetesën.»

Megjithëse Danimarka u rendit në vendin e tretë në vitin 2015, kjo është hera e tretë radhazi që vendi skandinav ka dalë në vend të parë.

Më të përmirësuarit

Ndoshta po aq interesante sa vendet në krye të listës janë edhe ata që janë përmirësuar me shpejtësi në renditje.

Nikaragua bëri progresin më të madh, pasuar nga Sierra Leone dhe Ekuadori.

Europianët e Lindjes duket se po shkojnë gjithashtu në këtë drejtim, me Letoninë, Uzbekistanin dhe Rusinë që të gjitha janë përfshirë në vendet me përmirësimin më të madh.

(http://www.reporter.al/vendet-me-te-lumtura-te-botes-per-vitin-2016/)