Vendet e Ballkanit, të sigurta për kthimin e azilkërkuesve

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian të premten dhe të shtunën do të diskutojnë në takimin e tyre joformal në Luksemburg se si të arrihet një zgjidhje e përbashkët, gjithëpërfshirëse evropiane, për problemin e emigrimit masiv.

Në takim marrin pjesë edhe ministrat e vendeve kandidate, dhe situata me refugjatë në Ballkanin Perëndimor është njëra prej temave, shkruan sot Koha Ditore.

BE-ja po kërkon zgjidhje për atë që quhet kriza më e madhe e refugjatëve që ka njohur në historinë e saj, madje duke tejkaluar përmasat e krizës që kishte ndodhur gjatë luftërave në Ballkan.

Komisioni Evropian është duke përgatitur disa masa për zgjidhjen e kësaj krize, të cilat në fjalimin e tij vjetor do t’i paraqesë kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, javën që vjen, për të cilat do të vendosin ministrat e brendshëm të BE-së në takimin e tyre më 14 shtator. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)