«Vëllezërit» Jeremiq dhe Ahmetogllu

Ish –shefi i diplomacisë së Serbisë Vuk Jeremiq e ka lavdëruar dhe e ka përkrahur në Twiter fitoren e Partisë së Drejtësisë e të Zhvillimit (AKP) në zgjedhjet parlamentare të Turqisë.




«AKP po e kthen goditjen, fitore spektakulare e vëllait tim Ahmet Dautogllu (kryeministër i Turqisë). Stabiliteti tani mund të ripërtërihet, inshallah», ka shkruar në Twitter, Jeremiq, citon gazeta e Beogradit Kurir, transmeton Koha.net.

Duke njoftuar për këtë, «Kurir» përkujton se Turqia e ka njohur Kosovën, ndërsa Jeremiqin e quan dyfytyrësh, pasi «ai në opinion bën përpjekje të prezantohet si njëri nga luftëtarët më të mëdhenj për Kosovën«, ndërsa shpalos se Erdogan në Prziren, në vitin 2013 kishte thënë «Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi».
Jeremiq, i cili aktualisht është kryetar i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të qëndrueshëm, ka qenë kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga shatori i vitit 2012 deri në shtatorin e vitit 2013.

Në atë kohë ai kishte thënë se Kosova do të anëtarësohej ë KB vetëm po të kalohej mbi trupin e tij të vdekur.