Vëllai i kriminelit të luftës

Foto: Shutterstock



Gjithçka ishte e kotë –
libri i tij i jashtëzakonshëm «Triumfi i mençurisë»,
fisnikëri e mendimeve të tij,
interpretimet e tij brilante të shkrimtarëve.
Gjithçka ishte e kotë.
Tani e tutje, deri në fund të jetës,
pa pikë faji,
ai do të jetë vetëm vëllai i kriminelit të luftës.

Përktheu nga gjuha boshnjake: Enver Robelli