Veç një herë

Pamje nga Boston, SHBA. Foto: Shutterstock

Veç një herë çfarë ish jeta mësova,
Ngjau në Boston, kur papritmas kuptova.
Ecja përgjatë lumit Çarls
dhe pashë dritat të reflektoheshin,
të gjitha zemërneoni e vibruese,
duke çapëlyer gojën si këngëtarët lirikë;
dhe numërova yjet, luftëtaret e mia të vogla,
vraja ime e lulëzuar, dhe kuptova se po e shpija
dashurinë time tek bregu i gjelbër mbrëmjesor
dhe ua hapa zemrën makinave që rendnin drejt lindjes
dhe ua hapa zemrën makinave që rendnin drejt perëndimit
dhe e kalova të vërtetën time matanë një ure të vogël harkore
dhe nxitova me të vërtetën, me magjinë e saj, drejt shtëpisë
dhe gjer n’ag i mblodha këto konstante
veç për të zbuluar se kishin marrë arratinë.

Përktheu: B. Njuma