Vdiq Viktor Meieri, njëri prej «çlirimtarëve» të Kosovës




Korrespondenti shumëvjeçar i gazetës prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Dr. Viktor Meier, vdiq të shtunën në moshën 85-vjeçare.

Me raportet, reportazhet, analizat dhe komentet nga Ballkani Meier ishte njëri prej zërave më të shquar në mbrojtje të popujve të rajonit nga hegjemonizmi i Beogradit. Fillimisht, sipas Koha.net, kishte punuar për gazetën Neue Zürcher Zeitung, pastaj nga viti 1975 deri më 1993, kur u pensionua, ai shkroi për Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Ishte ndër gazetarët prijës perëndimorë që denoncoi terrorin serb në Kosovë dhe po ashtu ndër gazetarët e parë gjermanë që u lejua të vizitojë Shqipërinë në fillim të viteve 80-të.

Vitin e kaluar, presidentja e Kosovës e dekoroi me «Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr. Ibrahim Rugova».

Dorëzimin e urdhrit e kishte bërë zëvendëskryeministri i Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, vitin e kaluar në shtëpinë e z. Meier afër Zürichut.

Meier kishte filluar të merret me zhvillimet në Ballkan që në vitet 50-të. Për shumë gazetarë të rinj ai ka qenë një personalitet inspirues dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij të drejta.

Me rastin e pranimit të urdhrit z. Meier kishte deklaruar: «Republikës së Kosovës i uroj shumë fat dhe bekimin e Zotit». / bk.Korrespondenti shumëvjeçar i gazetës prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Dr. Viktor Meier, vdiq të shtunën në moshën 85-vjeçare.

Me raportet, reportazhet, analizat dhe komentet nga Ballkani Meier ishte njëri prej zërave më të shquar në mbrojtje të popujve të rajonit nga hegjemonizmi i Beogradit. Fillimisht, sipas Koha.net, kishte punuar për gazetën Neue Zürcher Zeitung, pastaj nga viti 1975 deri më 1993, kur u pensionua, ai shkroi për Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Ishte ndër gazetarët prijës perëndimorë që denoncoi terrorin serb në Kosovë dhe po ashtu ndër gazetarët e parë gjermanë që u lejua të vizitojë Shqipërinë në fillim të viteve 80-të.

Vitin e kaluar, presidentja e Kosovës e dekoroi me «Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr. Ibrahim Rugova».

Dorëzimin e urdhrit e kishte bërë zëvendëskryeministri i Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, vitin e kaluar në shtëpinë e z. Meier afër Zürichut.

Meier kishte filluar të merret me zhvillimet në Ballkan që në vitet 50-të. Për shumë gazetarë të rinj ai ka qenë një personalitet inspirues dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij të drejta.

Me rastin e pranimit të urdhrit z. Meier kishte deklaruar: «Republikës së Kosovës i uroj shumë fat dhe bekimin e Zotit». / bk.