Vdiq ilirologu Aleksandar Stipçeviq

Në moshën 85-vjeçare në Zagreb ka ndërruar jetë arkeologu dhe historiani i famshëm Aleksandar Stipçeviq.

Ka vdekur në kryeqytetin kroat njëri nga kolosët e ilirologjisë, profesori i famshëm Aleksandar Stipçeviq. Ai u lind më 10 tetor 1930 në fshatin Arbanas të Zarës, aty ku edhe sot jeton një pakicë me origjinë shqiptare. Stipçeviq ishte arkeolog, bibliograf, albanolog, autor i shumë veprave. Ai ndoqi shkollën fillore dhe gjimnazin në Zarë. Në vitin 1954 u diplomua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të  Zagrebit, në degën arkeologji. Një kohë punoi në Muzeun Arkeologjik dhe Institutin e Shkencave të Historisë në Zarë, ndërsa në vitin 1957, punësohet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb. Nga viti 1974 e deri në vitin 1983 ishte drejtor i Bibliotekës së Akademisë së Shkenca dhe Arteve të Jugosllavisë, ndërsa nga fundi i vitit 1983 kalon në Entin Leksikografik të Jugosllavisë, në detyrën e kryeredaktorit të Leksikonit Biografik Kroat.

Më 1987 u angazhua në fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku emërohet shef i Katedrës për bibliotekari dhe më pas (1992-1995) dhe Drejtor i Degës së shkencave të informacionit. Është pensionuar me titullin e profesorit universitar më 1997. Ka ushtruar detyra të larta dhe me përgjegjësi në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kroacisë. Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë dhe të disa Akademive të tjera, përfshirë edhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Stipçeviq ka doktoruar në vitin 1977 në temën «Simbolizmi religjioz te ilirët».