Vdes personi që u ther me thikë në Hajvali

Një burrë nga Hajvalia nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që ka marrë pas therjes me thikë nga një tjetër burrë.

Ai ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 19:00.

«Sot pas orës 19:00 kemi marrë informatë për një therje në fshatin Hajvali dhe para pak minutash kemi marrë njoftimin nga QKUK se personi pas plagëve të marra nga arma e ftohtë ka ndërruar jetë», ka thënë për portalin Koha.net zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Florije Ahmeti.

Ajo ka treguar se personi i dyshuar është arrestuar dhe po intervistohet. Ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje rreth këtij rasti.

Ky është rasti i dytë brenda një jave i vdekjes pas therjes me thikë. Futbollisti i Besës së Pejës, Idriz Berisha, u ther me thikë nga një bashkëmoshatar, për të gjetur vdekjen më pas.