Vdes njëri ndër të lënduarit e sulmit të djeshëm në Zvicër

Një ndër viktimat e sulmit të Salezit në St. Gallen nuk iu ka rezistuar plagëve. Persona të tjerë gjinden akoma në mbikëqyrje mjekësore. Duke përfshirë edhe autorin e sulmit.

Një ditë pas sulmit në një tren në kantonin e St. Gallenit, njëri nga viktimat e tij, një grua 34-vjeçare, ka ndërruar jetë në spital. Policia akoma nuk është në gjendje të flasë për motivet e sulmit. Ndërkohë që ekzistojnë edhe videoregjistrime të incidentit.

Një 27-vjeçar ka derdhur një lëng të djegshëm, që merr flakë. Ai ka qenë i armatosur edhe më një thikë. Disa persona, pjesërisht me plagë të rënda, janë hospitalizuar. Vetë autori i krimit gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore, e transmetojnë mediat zvicerane policinë.

Një ndër viktimat e sulmit është edhe një fëmijë 6-vjeçar, janë edhe tre gra në moshë 17, 34 dhe 43-vjeçare, si dhe dy burra – një 17 ndërsa tjetri 50 vjeç. Një ndër të lënduarit është edhe vetë dorasi. Momentalisht në spital gjenden katër persona. Plagë më të rënda kanë marrë kanë fëmija 6-vjeçar, gruaja 17-vjeçare dhe autori i sumit. 34-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Ndërhyrja e një pasagjeri

Pas alarmit të zjarrit, makinisti e ndalon trenin në stacionin e radhës. Ky veprim konsiderohet një vendim me vend. Kështu forcat e shpëtimit kanë mundur të veprojnë në mënyrë të papenguar. Një burrë që kishte qëndruar në person ka ndërhyrë për të ndihmuar dhe e ka nxjerrë autorin e sulmit nga treni, duke marrë edhe vet një helmim nga tymi.

Agresori është arrestuar menjëherë në stacion. Për shkak të djegjeve të rënda dhe plagëve të tjera është operuar menjëherë të shtunën mbrëma. Ai nuk është marrë akoma në pyetje. Mbi bazën e videoincizimit të ngjarjes, policia niset nga një autor i vetëm.

Autori – i panjohur për policinë

Që të shtunën në mbrëmje është kontrolluar shtëpia e dorasit nga policia. Ajo nuk e ka akoma të qartë motivin e sulmit. Po hetohet në të gjitha drejtimet. Policia nuk ka ndonjë shënim kriminal për autorin e sulmit. Ai, transmetohet policia, nuk ka sfond emigracioni. Dëshmia e tij penale në Zvicër është e pastërt. Momentalisht nuk ka indicie për një sulm me motive terroriste apo politike.

Prokuroria e kantonit të St. Gallenit ka hapur hetimet. Po hetohet ndër të tjera për lëndime të rënda trupore dhe zjarrvënie. Dëmet materiale kapin vlerën e mbi 100’000 frangave. Stacioni i Salezit nga ora 21 e mbrëmjes është hapur përsëri për trafikun hekurudhor. ks