Vdes Bajram Rexhepi

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ish-kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë në njërin nga spitalet e Turqisë.

Bajram Rexhepi, ish-kryeministër i Kosovës.



Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi sot ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë.

I ndjeri atje ishte për shërim tash e disa muaj pas një sulmi në tru që e kishte vënë në koma. Ai për disa ditë ka qëndruar nën kujdesin intensiv në QKUK. Më pas, për shkak të gjendjes së rëndë, ishte transferuar për në Turqi.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët e tij. /dp