Vdekja e pelegrinëve s’është pasojë e organizimit të dobët

Taheer Zaman, një pelegrin britanik që mori pjesë në ritualin e fundit të Haxhit, e që u largua pak orë më herët se sa të ndodhte tragjedia në Mina, ka thënë për BBC-në se masat e sigurisë ishin në nivelin më të lartë.




«Kam qenë në Mekë për Haxh disa herë në 20 vjetët e fundit. Në fakt, nuk kam parë kurrë më shumë masa të sigurisë në Haxh sesa këtë herë. Kam parë një njeri që i ra të fikët nga nxehti dhe lodhja dhe menjëherë dhjetë anëtarë të stafit mjekësor vrapuan te ai. Masat e sigurisë janë më shumë se adekuate. Ato ishin mbi nivelin e kërkuar», ka thënë ai.

Në ditën e parë të Bajramit të Vogël në Mekë kanë humbur jetën 717 pelegrinë për shkak të tollovisë dhe shtyrjeve. Shtyllën e pestë të islamit këtë vit po e kryejnë rreth 2 milionë vetë.