Vdekja e dyshimtë e një 43-vjeçareje në Prishtinë [video]




Një grua e moshës 43-vjeçare është gjetur e vdekur në bodrumin e një shtëpie të braktisur në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar vdekjen.

 

«Rreth orës 06:40 të mëngjesit policia ka marrë një informatë për një person të vdekur. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur trupin e pajetë. Ajo është dërguar menjëherë në QKUK, ku ekipet e mjekëve kanë konstatuar vdekjen. Tash për tash mund të cilësohet si vdekje e dyshimtë, pasi presim raportin zyrtar të Institutit të Mjekësisë Ligjore», ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, transmeton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes më pas është parë edhe një person, i cili është deklaruar si i dashuri i të ndjerës. Ai i ka thënë KTV-së se ajo vuante nga epilepsia dhe se, sipas tij, vdekjen e ka gjetur si pasojë e konsumimit të tepërt të ilaçit Metadon, që e ka konsumuar për një kohë të gjatë.

[vimeo]https://vimeo.com/138734238[/vimeo]