Vdekja e bardhë

Foto: Shutterstock

Në ditë të bukura tetori, kur vjen nga rruga Radecki, pranë teatrit të qytetit mund të shohësh një grumbull pemësh nën diell. Pema e parë, përballë atyre qershive të kuqërremta që nuk lidhin kokrra, ka marrë kaq shumë flakë nga vjeshta, është bërë një njollë e praruar kaq e stërmadhe, sa të duket si një pishtar i lëshuar aty nga një engjëll. Tani ai digjet dhe as era e vjeshtës e as ngrica nuk mundin ta shuajnë.

E kush kërkon të më flasë për gjethe të rëna e për vdekje të bardhë përpara kësaj peme, kush mund të më ndalë që ta mbaj atë në sy, të besoj se ajo ka për të më ndritur gjithmonë si në këtë orë, se aty ndodhet vetë ligji i botës?

(Shkëputur nga tregimi: Fëminia në një qytet austriak). Përktheu: Ardian Klosi