Vazhdon procesi për zgjedhjen e prokurorëve të rinj

Në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, të shtunën është mbajtur pjesa e dytë e provimit për 85 kandidatët për prokurorë të rinj, të cilët me sukses e kanë kaluar testin kualifikues, njofton kumtesa prokuroriale, transmeton Koha.net.

Ky proces është monitoruar nga anëtarët e Komisionit për Rekrutim të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së, EULEX-it dhe UNDP-së, kjo e fundit procesin po e mbështete edhe financiarisht. Procesi po administrohet nga personeli i Këshillit Prokuroria të Kosovës.

Të gjithë kandidatët të cilët me sukses do të kalojnë pjesën e dytë të provimit, do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen intervistës, para së Këshilli Prokurorial i Kosovës të propozojë emrat për prokurorë të rinj.