Vazhdon lumi i refugjatëve për në vendet e BE-së

Mijëra refugjatë kanë hyrë në Austri gjatë fundjavës, derisa liderët evropianë janë duke u përgatitur për përgjigje finale dhe të bashkuar ndaj krizës.




Autoritetet austriake po presin edhe më shumë njerëz nga Hungaria. Liderët evropianë do të takohen të martën në një samit të jashtëzakonshëm.

Kriza me refugjatë ka shkaktuar ndarje të mëdha mes shteteve evropiane, derisa presidenti francez në prag të takimit tha se askush s’mund të përjashtohet nga pranimi i refugjatëve, transmeton Koha.net. Por, pavarësisht kësaj, shtetet si Hungaria, Polonia, Sllovakia apo Çekia do ta përsërisin qëndrimin e tyre kundër.

Pavarësisht qëndrimeve të Evropës, mijëra refugjatë edhe këtë fundjavë kanë kaluar kufijtë gjithandej me shpresë që të arrijnë në Gjermani apo Skandinavi.