Vazhdojnë dëmtimet në Pallatin e Drejtësisë

Në Pallatin e Drejtësisë po vazhdojnë dëmtimet dhe shkatërrimet që nuk dihet kujt t’i atribuohen: vandalizmit apo keqndërtimit të tij.




Dihet vetëm se ndërtimi i këtij pallati ka kushtuar 25 milionë euro, të dhëna kryesisht nga Bashkimi Evropian, transmeton Koha.net.

Në fotot që në portalin tonë erdhën nga Gjykata Supreme, shihen pamje të korridorit në Pallatin e Drejtësisë, objekti B, përkatësisht ne katin e tretë, ku është e vendosur Gjykata Supreme.

Kjo gjendje e Pallatit ishte në mëngjesin e sotëm, 12 tetor 2015.