«Vatra», frymëzim atdhetar i gjeneratave

[Best_Wordpress_Gallery id=”135″ gal_title=”Vatra”]

Njëra ndër organizatat më aktive të Diasporës shqiptare është «Vatra» e Amerikës. Prej 105 vjetësh ajo është në këmbë për mbarëvajtjen e punëve të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Me diplomaci, publicistikë, kulturë.

Nga Llukman HALILI

Në selinë «Vatrës» në New York, qëndrojnë vatranët. Në krye të oxhakut pasuesi në post i Fan Nolit – pukjani mjek i mirënjohur, dr. Gjon Buçaj. Aty ishin edhe zëvëndëskryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, anëtari i Kryesisë Marjan Cubi, anëtarët e Këshillit, Zef Përndocaj, Ramiz Mujaj dhe Muhamet Omari, si dhe editori i gazetës «Dielli», anëtar i Kryesisë, Dalip Greca.

Atë ditë të ftohtë marsi në «Vatër», sikur nuk kishte nevojë për shumë fjalë. Flisnin të ekspozuar Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Elia Tromara, Kosta Vasili…

105 vjet në këmbë për Shqipërinë

Më 28 prill të këtij viti bëhen plot 105 vjet që kur e mori rrugëtimin e saj të lavdishëm Federata Panshqiptare «Vatra». Ajo e bëri historinë, jo vetëm të emigracionit në Amerikë, por luajti rol vendimtar në vetëdijesimin e elitës politike shqiptare gjithandej. Kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj thot se edhe sot «Vatra» duhet kuptuar si koncept e jo si institucion dhe shton «Faik Konica e kishte mirë kur mendonte që shqiptarëve u duhet shumë kohë për të arritur ajte ku donin dhe për këtë arsye kishte propozuar që shoqata të quhet «Parmenda», simbol i punës dhe ndryshimit». Koha dëshmoi që emri «Vatra» ishte koncept më largpamës, simbol i mirëkuptimit dhe bashkimit gjithëshqiptar.

Edhe pas 105 viteve të punës së saj, simbol i «Vatrës» dhe vatranëve mbetet Fan Noli, themeluesi i saj saj, për të cilën i pari i «Vatrës» shprehet: «Fan Noli ka shërbyer si një nga themeluesit më me famë të Vatrës. Kështu, ne qëndrojmë në nderim, mirënjohje dhe admirim të trashëgimisë së jashtëzakonëshme që ai bëri në fushën e fesë, letërsisë, historisë, gazetarisë, muzikës e mynyrës së qeverisjes. Me jetën e tij të jashtëzakonshme dhe punës së palodhur, ai vazhdon të shërbejë si një mishërim i të gjithëve, që njerëzit tanë të gjejnë vlerat dhe t’i mbajnë ato si të shenjta. Në të vërtetë, me trashëgiminë e tij, Noli është bërë një ikonë e Identitetit Shqiptar Kombëtar dhe një model frymëzues, për brezat që vijnë, për ta kujtuar Atë si: Ikonë e Kombit».

Ishte Marsi i vitit 1965, plot 50 vjet më parë Noli hyni në përjetësi

Më 28 prill të vitit 1912, në Boston, në rrugën «Tremont», në ndërtesën me numër 227, pas disa negociatave ndërmjet shoqatave të ndryshme shqiptare, u jetësua «Vatra», e cila u legalizua më 13 qershor të vitit 1912. Konica kishte dashur që «Vatrën» ta pagëzonte me emrin «Parmenda», por u kundërshtua fuqishëm dhe «Vatra» mbeti emri që ndezi zjarrin e atdhedashurisë dhe përkujdesjes për fatin e shqiptarisë dhe Shqipërisë. Takimi i parë për të sjellë së bashku të gjitha organizatat shqiptare amerikane në një federatë ishte zhvilluar më 24 dhjetor 1911 në Boston, me nismën e shoqatës «Besa-Besën». Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi. «Vatra» u regjistrua si shoqatë në shtetin Masaçusets dhe mori certifikatën e njohjes më 13 qershor 1912. Certifikata tregon këta emra: Faik Konica, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Kosta Kotta.

Gazeta «Dielli» u themelua prej shoqërisë «Besa-Besën», më 15 shkurt 1909, si fletore e përjavshme. Më 11 mars 1913, pasi shoqëria «Besa-Besën» u bashkua me «Vatrën» edhe «Dielli» u bë prioritet i federatës, nisi të dalë dy herë në javë.

«Mbahu nënë, mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë»

Për t’i mbrojtur të drejtat e Shqipërisë, «Vatra» e dërgoi Faik Konicën në Evropë dhe kisha dërgoi Atë Fan Nolin. Në afërsi të fundit të Luftës së Parë Botërore, në qershor të vitit 1917, «Vatra» e hapi Fushatën Historike për Shpëtimin e Shqipërisë, me këto fjalë të paharruara prej Hirësisë Tij, Peshkop Nolit: «Mbahu nëno mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë!».

«Vatra» është organizata që mobilizoi forcat kombëtare në Amerikë dhe me anë të këtyre forcave e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi. Konica më së miri e përshkruan punën e «Vatrës» me këto fjalë në gazetën «Dielli», më 7 korrik 1922: «Në ditët e errëta kur Shqipëria ishte e pushtuar nga ushtritë e huaja, kur shteti ish përmbysur dhe kur flitej sheshit për copëtimit e vendit, ‹Vatra›, e këshilluar nga një pakicë patriotësh, e shtyrë nga atdhedashuria dhe dëshira e anëtarëve të saj, e inkurajuar nga zëri i popullit i tërë shqiptarëve, e mori përsipër të veprojë në vend të shtetit të vdekur.»

«Vatra» asokohe zhvilloi veprimtari të shumanshme politike e diplomatike dhe bëri punë të madhe kulturore e propagandistike në dobi të çështjes kombëtare.

Raportet me Mbretësinë

Editori i «Diellit», Dalip Greca, rrëfen edhe periudhën e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet «Vatrës» dhe Mbretit Zog. Më pas, Greca tregon edhe për vizitën e parë në Shqipëri të kryediplomatit shqiptar Faik Konica, pritjen ceremoniale të Mbretit Zog dhe respektin e madh që shtetarët e atëhershëm i bënë delegacionit të «Vatrës».

Pas vitit 1942, «Vatra» gjatë një periudhe të gjatë do ta mbështesë me të gjitha mjetet krijimin e një qeverie teknike me kryeministër Mbretin Zog, edhe pse në këtë drejtim s’e kishte përkrahjen e administratës amerikane, e as asaj angleze. Noli do ta mbështeste opsionin e një qeverie në emigracion, e kryesuar nga Zogu, në mënyrë të pandërprerë. Kjo politikë ishte në thelb politika e «Vatrës». Noli atë kohë shkruan: «Kam pasur rast t’u them disa zyrtarëve në Uashington se Mbreti Zog është i aftë të bëjë për aleatët më shumë sesa ndonjë shqiptar tjetër, apo ndonjë grup shqiptarësh, pavarësisht nga zhurmat e disa kundërshtarëve të tij që po bëjnë në Uashington».

«Vatra», kjo qeveri e hershme në ekzil, i ka përkrahur dhe i ka mbështetur gjithmonë ato forca politike në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare, të cilat luftojnë e punojnë vetëm për çështjen kombëtare, lirinë dhe demokracinë», tha nënkryetari i «Vatrës», zoti Bushati. Vatra është dhe mbetet gjithmonë një burim dhe frymëzim ndjenjash patriotike dhe atdhetare për të gjithë shqiptarët.[Best_Wordpress_Gallery id=”135″ gal_title=”Vatra”]

«Vatra», kjo qeveri e hershme në ekzil, i ka përkrahur dhe i ka mbështetur gjithmonë ato forca politike në Shqipëri, Kosovë dhe trojet shqiptare, të cilat luftojnë e punojnë vetëm për çështjen kombëtare, lirinë dhe demokracinë», tha nënkryetari i «Vatrës», zoti Bushati. Vatra është dhe mbetet gjithmonë një burim dhe frymëzim ndjenjash patriotike dhe atdhetare për të gjithë shqiptarët.