Vatikani me pullë postare në shenjë respekti për tolerancën fetare në Shqipëri

Në pullën postare të Vatikanit janë përfshirë simbole kombëtare dhe fetare.

Harmonia fetare në Shqipëri, ku kishat e xhamitë qëndrojë pranë tyre, është bërë pjesë e imazhit në një pullë postare të lëshuar në qarkullim nga Vatikani. Selia e Shenjtë ka lansuar pullën postare me rastin e vizitës së parë të Papa Gjon Palit II në Shqipëri, më 25 prill 1993.

Në sfondin e pullës është përdorur imazhi Papës nga Polonia, ai i kishës së Shën Mërisë në Apolloni, statuja e Skënderbeut në qendër të Tiranës, një djalë me veshje popullore dhe Xhamia e Tiranës.

Në sipërfaqen e pullës është shkruar emri i Vatikanit, ai i shtetit të vizituar dhe data e vizitës së Papa Gjon Palit në Shqipëri.