Vapa shpie në më shumë aksidente trafiku

Parashikohet që ky do të jetë korriku më i nxehtë në 150 vitet e fundit në Zvicër. Me këtë rritet edhe rreziku i aksidenteve në trafik.

Ka mundësi që ky korrik të jetë më i nxehti që kur ka filluar të matet temperatura sistematikisht në Zvicër, raporton Tages Anzeiger. Vapa e tanishme, në fakt, nuk i ka arritur ende vlerat e korrikut të 2003-shit, po lagështia e ajrit është më e lartë se atëherë dhe zagushia e rëndon qarkullimin e gjakut. Kjo reflekton pastaj në trafikun rrugor.

Sipas një hulumtimi të klubit të automobilëve ADAC në Gjermani, çdo i shtati aksident me të lënduar në trafik ndodh ditëve të nxehta të verës, kur temperaturat shkojnë mbi 25 gradë. Shkaku janë gabimet për shkak të rënies së përqëndrimit, trasmeton media. Në të njëjtin përfundim vjen edhe një studim i Entit Federal për Rrugët (Astra), ai thotë që temperatura e ajrit ka një efekt domethënës në aksidentet e trafikut. Në këtë situatë shoferët janë më pak eficientë. Në anën tjetër, në rrugë shtohen këmbësorët, bicikletat dhe motorët.

Nga studimi i Astra-s del që rritja e temperaturave lidhet posaçërisht edhe me rritjen e aksidenteve nga shoferët e kamionëve, sepse ata u ekspozohen udhëtimeve të gjata dhe qëndrimit në kolona. Ekspertët rekomandojnë instalimin e kondicionerëve dhe shkurtimin e kohës së ngasjes së kamionëve në temperatura të larta. Shoqata e mjeteve të mëdha të transportit, trasmeton media, është kundër rregullave të reja – ajo apelon thjesht në përgjegjësinë e firmave.

Në vitin 2003, kur temperatura ditore në Zvicër ishte mesatarisht 21,4 gradë, që i binte 5 gradë më lartë se mesatarja e përgjithshme, kanë ndodhur 2’709 aksidente me lëndime njerëzore. Kjo shifër është më e lartë se në periudhën e mëparshme dhe të mëpasme. ks