«Valë e re migrimi nga Kosova – çfarë duhet të bëjmë?»

Në seancën e radhës, 19. Mars 2015, të Parlamentit të Konfederatës së Zvicrës, Parlamentari Martin Naef i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës dorëzoi zyrtarisht Interpelancën. Materialin, të plotë, përmedia e ofron Osman Osmani, nënkryetar i strukturës të migrantevëve të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës.

«Lajme mbi numrin e madh të shtetasve të Kosovës, të cilët në ditët dhe javët e fundit janë duke lëshuar vendin e tyre në drejtim të Evropës perëndimore preokupon njerëzit në Evropë dhe sfidon politikën e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

1. Cilat janë shkaqet e kësaj vale të re eksodi nga Kosova? Sa njerëz jetojnë në varfëri në Kosovë, sa janë të papunë? Përse nuk ka përparime më të shpejta të zhvillimit ekonomik dhe të ndërtimit të autoriteteve ligjore shtetërore?

2. Çka domethënë ‹votimi me këmbët e tyre› (ka kuptimin e mënjanimi të një situate të padëshiruar, gjegjësisht vendosja kundër apo për diçka përmes mënjanimit, largimit apo abstenimit) për strategjinë, të cilën është duke e ndjekur bashkësia ndërkombëtare dhe Zvicra karshi Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 2008? A do të fillojë Qeveria Federale një proces të rishikimit dhe të riformulimit të politikës së saj ndaj këtij shteti të ri?

3. Cilën bilanc nxjerr Qeveria Federale mbi përpjekjet e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, si UNMIK-u (që nga viti 1999), misioni i OSBE-së (që nga vitit 1999), KFOR-i (që nga viti 1999), EULEX-in (që nga viti 2008) dhe të tjerë? Si i percepton popullata e Kosovës ‹ndërkombëtarët›? A nuk vazhdojnë këto të kenë prioritet të stërzgjatur stabilitetin (e sigurisë), në vend të demokracisë dhe luftimit të korrupsionit? A do të përshtatin këto misione strategjitë e tyre nisur nga vala e re e shpërnguljeve? A do ta kërkojë diçka të tillë Qeveria Federale?

4. Më 2009 Republika e Kosovës u anëtarësua në Fondit Monetar Ndërkombëtar (IWF). Kjo më 2010 i mundësoi Kosovës një marrëveshje të ndihmës së parë, të ndërlidhur me një program gjithëpërfshirës për të stabilizuar buxhetin e shtetit dhe sektorin financiar. Si e vlerëson Këshilli Federal suksesin dhe dështimin e politikës së FMN-së në Kosovë? A nuk rezultoi i nxituar privatizimi i kërkuar? A nuk krijoi ky transformim i drejtuar gabimisht një terren pjellorë për korrupsion dhe abuzim të pushtetit?

5. Në cilin drejtim dhe me cilën sasi mjetesh do të vazhdojë t’i zhvillojë më tej Qeveria Federale programet e bashkëpunimit me Kosovën? Si mundet potenciali i madh i diasporës kosovare në Zvicër të kontribuojnë më shumë në zhvillimin e vendit amë?

6. A do të fuqizojë shpejtë Qeveria Federale përsëri Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Kosovën?

7. A do të shtendosë Qeveria Federale praktikat e vizave të detyrueshme dhe a do të mundësojë ajo më në fund lehtësira udhëtimi?

8. Si do mund të lehtësonin dhe përmirësonin jetën e përditshme telefonia, shërbimet e pagesave dhe shërbime tjera ndërkufitare për dhe nga Kosova?»

hp_martin_naef_persoenlich
Martin Naef

Osman Osmani