Vala e mjerimit: Refugjatët sfidojnë Ballkanin

«Rrugës drejt BE-së, refugjatët duhet të kalojnë përgjatë rrugës së Ballkanit, duke kaluar nëpër Greqi, Maqedonia dhe Serbi në drejtim të Hungarisë si vendi i parë anëtar i BE-së», ka deklaruar Dushko Stojanovski, profesor i sigurisë dhe krimit ndërkombëtar në Kolegjin Universitar Amerikan në Shkup. «Shtetet e Ballkanit nuk janë anëtare të NATO-s e as të BE-së, dhe kanë ekonomi dhe mbrojtje të ndjeshme. Refugjatët kanë rënduar gjendjen e krimit dhe trafikimin e qenieve njerëzore, dhe format e tjera ilegale të biznesit»

Nga Klaudija LUTOVSKA

Zemërimi po rritet në mesin e shteteve përgjatë rrugës së refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore që ia mësyjnë Evropës, ku qytetarët dhe zyrtarët thonë se kriza po shteron burimet dhe se po kërcënon sigurinë.

Rreth një milion refugjatë, shumica prej të cilëve nga Siria, po marrin rrugë përditë drejt shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që janë pajtuar të pranojnë refugjatë. Por rruga e tyre e gjatë dhe e vështirë kalon nëpër Greqi dhe vazhdon nëpër shtetet e Ballkanit, përfshirë Maqedonisë dhe Serbinë, të cilat ankohen për numër të lartë refugjatësh. Shumëkush fajëson zyrtarët e Bashkimit Evropian për krijim të politikave që kanë sjellë një valë të mjerimit njerëzor përgjatë kufijve të tyre.

«Rrugës drejt BE-së, refugjatët duhet të kalojnë përgjatë rrugës së Ballkanit, duke kaluar nëpër Greqi, Maqedonia dhe Serbi në drejtim të Hungarisë si vendi i parë anëtar i BE-së», ka deklaruar Dushko Stojanovski, profesor i sigurisë dhe krimit ndërkombëtar në Kolegjin Universitar Amerikan në Shkup. «Shtetet e Ballkanit nuk janë anëtare të NATO-s e as të BE-së, dhe kanë ekonomi dhe mbrojtje të ndjeshme. Refugjatët kanë rënduar gjendjen e krimit dhe trafikimin e qenieve njerëzore, dhe format e tjera ilegale të biznesit».

Bashkimi Evropian ka ndarë një shumë të barasvlefshme me 2.7 milionë dollarë amerikanë për Maqedoninë dhe Serbinë për dhënien e ndihmës për refugjatët, dhe kjo shifër shihet si shumë e vogël duke pasur parasysh numrin e refugjatëve që kalojnë e të cilat kanë nevojë elementare për ushqim derisa kalojnë transit nëpër këto shtete. Shtetet e Ballkanit konsiderojnë se kanë arritur në një pikë kthese në menaxhimin e krizës së refugjatëve. Zyrtarët në Maqedoni ankohen se liderët evropianë ende po mendojnë për hartimin e politikave të refugjatëve në kohën kur mijëra refugjatë hyjnë e dalin përditë në ish-republikën jugosllave maqedonase. Krerët e BE-së do të kenë një takim muajin e ardhshëm, ku do të ketë përfaqësues në nivel ministrash të jashtëm për çështjen e krizës së refugjatëve që kalojnë nëpër Ballkan.

Më shumë se 350 mijë refugjatë, shumica prej të cilëve të larguar prej terrorit islamik dhe luftës në Lindje të Mesme, tashmë kanë arritur në Evropë sivjet, bën të ditur Komisioni i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR). Megjithëse hisen më të madhe e përbëjnë refugjatët sirianë, ka edhe nga Eritrea, Somalia, Nigeria, Iraku dhe Sudani.

«Maqedonia po kalon nëpër një krizë të ashpër», ka deklaruar Arlen Desir, sekretar i shtetit francez për Punë Evropiane. Ai ka dhënë këtë deklaratë pas një vizite që i ka bërë pikave kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë. «Greqia duhet të ushtrojë më shumë kontroll kufitar dhe të ndërtojë strehimore për refugjatët që vijnë nga Turqia».

Maqedonia ka shpallur muajin e kaluar gjendje të jashtëzakonshme në kufirin e saj me Greqinë, ku më shumë se katër mijë refugjatë kalojnë përditë kufirin. Sipas të dhënave të UNHCR-së, pritet të arrijnë nga tre mijë refugjatë në ditë në Maqedoni prej kufirit grek.

Në territorin maqedonas është hapur një qendër e pritjes në qytetin kufitar Gjevgjeli, ku vullnetarët e UNHCR-së, Kryqit t Kuq dhe shumë qytetarë maqedonas po ofrojnë ndihmë mjekësore dhe ushqime. U ofrojnë edhe uj ëtë pijes para se ata të marrin dokumentet e domodosdoshme për të vazhduar rrugën në drejtim të kufirit me Serbinë.

Trenat që shkojnë drejt Beogradit janë të stëmrbushur me qindra familje dhe me një numër të madh grash e fëmijësh. Shumë prej tyre janë intelektualë që flasin rrjedshëm anglishten dhe gjuhët e tjera evropiane, duke shpresuar se do të kenë një jetë më të mirë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Abadi, një ekonomist nga Siria që flet rrjedhshëm anlishten, ku kishte plasur lufta civile më 2011, shpreson të gjejë një vend pune në Gjermani.

«Sirianët dëshirojnë të shkollohen dhe të punojnë, sirianët janë popull punëtor. Që të jetoj mirë, më duhet të ndërtojmë të ardhmen. Këtë nuk mund ta bëj në Siri. Lufta duket se nuk do të përfundojë kurrë».

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka paralajmëruar se vala e refugjatëve nuk është as afër arritjes së pikës më të lartë. Ka thënë se Serbia nuk mund t’i kthejë refugjatët nëse ata dëshirojnë të kalojnë transit për të kërkuar azil në BE.

«Nuk kemi të drejtë t’i ndalim këta njerëz që të vazhdojnë udhëtimin e tyre kur mbërrijnë në Serbi dhe aplikojnë për azil», ka thënë ai. «E vetmja gjë që mund të bëjmë është të sigurohemi që të mos ketë asnjë incident gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë».

Serbia është e përgatitur më mirë se Maqedonia për pranimin e refugjatëve, me qendrat e hapura në qytetet kufitare, Mitrovac dhe Preshevë. Qendrat ofrojnë ushqim, ujë, strehim dhe marrje të dokumenteve për qëndrim 72 orë, një kohë e mjaftueshme për të arritur në njërën prej pesë qendrave të azilit në Serbi. Megjithatë, shumica e refugjatëve qëndrojnë në ambiente të hapura në parqe përreth Beogradit, dhe lahen në cisternat që janë ofruar në shërbim prej qytetit para se të marrin rrugën nëpërmjet Hungarisë në vendet më të thellë të Bashkimit Evropian.

Refugjatët përballen me një numër rreziqesh përgjatë udhëtimit të tyre, përfshirë kërcënimet nga trafikantët që i ndihmojnë gajtë rrugëtimit, zhvatjes dhe fryrjes së çmimeve të ujit e ushqimit. Ka raporte edhe për kërcënime dhe shantazhe policore. Të intervistuarit thonë se kanë mungesë të ushqimit elementar.

«Ne përballemi me rrezikun për jetë, me vdekje në det, në kamionë», ka deklaruar gazetari sirian, Amir Deirvan, gjatë një interviste për Radio Evropën e Lirë. «Ka situatë të sikletshme me njerëzit që përballen me telashe në kufijtë e Maqedonisë, Hungarisë, Greqisë, Serbisë, madje edhe të Turqisë. Ka shumë rrëfime të tregtarëve të trafikimit të organeve njerëzore. Por në Siri nuk jetohet më dhe nuk ka kurrfarë shenje se lufta do të përfundojë së shpejti».

Refugjatët gjithashtu rrëfejnë se si edhe banorët e zonave kah kalojnë po tregohen të ashpër me ta.

«Disa banorë lokalë besojnë se refugjatët do të sjellin sëmundje, infeksione dhe u bërtasin dhe ankohen se po lënë bërllok në hapësira të hapura», ka deklaruar Eftim Jovanov nga Gjevgjelia.

Shumica e refugjatëve janë myslimanë, duke nxitur dilema për vendet e mundshme mikpritëse që kryesisht janë të krishtera ose shtete shekullare. Profesori maqedonas i studimeve etnike, Aleksandar Cvetkovski, ka thënë se refugjatët kanë parë se dhuna ndërmjet myslimanëve në vendet e tyre ka sjellë shkatërrim, dhe prandaj kërkojnë shpëtim dhe siguri në Perëndim.

«Këta njerëz po ikin prej luftës në të cilën të dy palët ndërluftuese janë myslimanë, dhe kanë krijuar shumë grupe myslimane», ka thënë ai. «Kështu ata zgjedhin të shkojnë në vende ku do të përjashtoheshin prej këtij problemi».

«E shohin si pasuri diversitetin», ka shtuar ai.

Të dhënat e fundit njoftojnë se shumica e aplikacioneve për azil janë të refugjatëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani, që kërkojn ëtë jetojnë në Gjermani. Pas shtetit gjerman, lista pasohet prej Francës, Britanisë, Austrisë, Suedisë dhe Belgjikës.

BE-ja planifikon të pranojë rreth 800 mijë refugjatë, me Gjermaninë që do të marrë shumicën absolute të tyre. Megjithëse kjo politikë ka nxitur sivjet përplasje në Gjermani, kancelarja Angela Merkel e ka quajtur ndjenjën anti-refugjat «turp për Gjermaninë».

Presidenti francez, Francois Hollande, është pajtuar me Merkelin se BE-ja duhet të bartë barrën kryesore të krizës së refugjatëve dh etë krijojë një sistem uniform të dhënies së azilit.

«Përfshin regjistrimin e refugjatëve, standarde minimale për akomodimin e tyre dhe standarde për kujdesin e tyre shëndetësore», ka deklaruar Merkel.

Të dytë kanë thënë se duhet të ketë shifra për pranimin e refugjatëve prej të gjitha vendeve anëtare të BE-së, megjithëse Grupi i Vishegradit – përbërë prej Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Republikës Ceke – refuzon kuotat e propozuara prej BE-së. Këto vende kanë nisur të zbatojnë mas amë të ashpra të kontrollit kufitar.

Ato gjithashtu janë skeptike se politika e diktuar nga Parisi ose Bruksel mund njëmend të kontrollojë valën e refugjatëve. Në vend të kësaj, ato besojnë se politikat vetëm sa po rrisin numrin e kërkesave për azil.

«Gjithkund ku vizat janë të detyrueshme, ka mijëra hyrje të personave që nuk dokumentohen», ka deklaruar zëvendëskryeministri sllovak, Mirosllav Lajçak.

Refugjatët janë bërë «kërcënim për strukturën e brendshme», ka shtuar zyrtari i inteligjencës serbe, Mirosllav Lazanjski.

«Fox News»

Foto: Enver ROBELLI