Val Maloku në shesh xhirimi përkrah yjeve të nominuar për «Oscar»

Prishtinë, 4 shtator- «The Zookeeper’s Wife» rrëfen historinë e rojave të kopshtit zoologjik të Varshavës, Jan dhe Antonia Zabinski, të cilët kishin shpëtuar qindra njerëz dhe po ashtu edhe kafshë gjatë kohës së pushtimit nazist.

I bazuar në romanin e shkruar nga Diane Ackerman, filmi do të lansohet vitin e ardhshëm. E shumë shpejt kastës me aktorë në rolet kryesore Jessica Chastain, Daniel Brühl, Johan Heldenbergh, në sheshet e xhirimit do t’i bashkohet edhe 11-vjeçari nga Kosova, Val Maloku, shkruan sot Koha Ditore.

Aktori i ri që u zbulua me rolin kryesor në filmin «Babai» të Visar Morinës, në filmin e regjisores Niki Caro, do të portretizojë djalin e personazhes që luhet nga Chastain.