Vaksinim kundër gripit në farmaci




Enti Federal për Shëndetësi lejon vaksinimin nga gripi pa rekomandim mjekësor. Ai mund të bëhet edhe në farmaci.

Zviceranët nuk i kanë qef vaksinat, e citon Tages Anzeiger Entin Federal për Shëndetësi nga një strategji e tij e botuar këtyre ditëve. Nga ky dokument del se kuota e vaksinimeve është emë e vogël se sa është menduar. Në sezonën 2010/11 ishin vaksinuar nga gripi, ndërkaq ishte pritur një pjesëmarrje prej 75 për qind. Të ftura janë posaçërisht grupet e ashtuquajtur të rrezikuara: seniorët dhe të sëmurët kronik. Sezonin e fundit gripal janë vaksinuar vetëm 37 për qind e 65-vjeçarëve.

Entin Federal të Shëndetësisë e shqetëson më shumë indiferenca e të shëndoshëve, të cilët janë vazhdimisht në kontakt me të sëmurët. Për këto Federata kishte caktuar para disa viteve një kuotë prej 50 për qind, sipas hulumtimeve të fundit rezulton se nuk është arritur as gjysma e saj. Sipas strategjisë për 2015 deri 2018 Enti Federal i Shëndetësisë dëshiron ta nxisë vaksinimin e përvitshëm me masa të ndryshme. Do të provohet me fushata dhe informin të popullatës, por do të lansohet edhe një propozim që do të depërtojë në modelin e punës së mjekëve dhe farmacive. Enti dëshiron që infermirët dhe personeli i farmacive në të ardhmen të mund të vaksinojë kundër gripit pa rekomandimin e mjekut. Në raportin strategjik u rekomandohet kantoneve t’i ndërmarrin vetë hapat e mëtejmë adekuatë.

Disa kantone ua kanë lejuar tanimë farmacivë që klientët e tyre t’i vaksinojnë kundër gripit: Soloturni, Basel-Landi, Nidvalden, Cyrihu, Tesini. Kusht për këtë janë certifikimi i farmacistit si i aftë për një gjë të tillë dhe recepti nga mjeku për subsatncën e vaksinimit. Farmacitë, sipas Tages Anzeiger, e përshëndesin një gjë të tillë dhe i kanë kompetencat për këtë hap, pas një konsultimi me klientin. Ndërkaq mjekët nuk janë të entuziasmuar nga kjo die. Sipas tyre, para vaksinimit reziqet mjekësore të kandidatit duhet sqaruar me kompetencë të domosdoshme profesionale. / ksEnti Federal për Shëndetësi lejon vaksinimin nga gripi pa rekomandim mjekësor. Ai mund të bëhet edhe në farmaci.

Zviceranët nuk i kanë qef vaksinat, e citon Tages Anzeiger Entin Federal për Shëndetësi nga një strategji e tij e botuar këtyre ditëve. Nga ky dokument del se kuota e vaksinimeve është emë e vogël se sa është menduar. Në sezonën 2010/11 ishin vaksinuar nga gripi, ndërkaq ishte pritur një pjesëmarrje prej 75 për qind. Të ftura janë posaçërisht grupet e ashtuquajtur të rrezikuara: seniorët dhe të sëmurët kronik. Sezonin e fundit gripal janë vaksinuar vetëm 37 për qind e 65-vjeçarëve.

Entin Federal të Shëndetësisë e shqetëson më shumë indiferenca e të shëndoshëve, të cilët janë vazhdimisht në kontakt me të sëmurët. Për këto Federata kishte caktuar para disa viteve një kuotë prej 50 për qind, sipas hulumtimeve të fundit rezulton se nuk është arritur as gjysma e saj. Sipas strategjisë për 2015 deri 2018 Enti Federal i Shëndetësisë dëshiron ta nxisë vaksinimin e përvitshëm me masa të ndryshme. Do të provohet me fushata dhe informin të popullatës, por do të lansohet edhe një propozim që do të depërtojë në modelin e punës së mjekëve dhe farmacive. Enti dëshiron që infermirët dhe personeli i farmacive në të ardhmen të mund të vaksinojë kundër gripit pa rekomandimin e mjekut. Në raportin strategjik u rekomandohet kantoneve t’i ndërmarrin vetë hapat e mëtejmë adekuatë.

Disa kantone ua kanë lejuar tanimë farmacivë që klientët e tyre t’i vaksinojnë kundër gripit: Soloturni, Basel-Landi, Nidvalden, Cyrihu, Tesini. Kusht për këtë janë certifikimi i farmacistit si i aftë për një gjë të tillë dhe recepti nga mjeku për subsatncën e vaksinimit. Farmacitë, sipas Tages Anzeiger, e përshëndesin një gjë të tillë dhe i kanë kompetencat për këtë hap, pas një konsultimi me klientin. Ndërkaq mjekët nuk janë të entuziasmuar nga kjo die. Sipas tyre, para vaksinimit reziqet mjekësore të kandidatit duhet sqaruar me kompetencë të domosdoshme profesionale. / ks