Vajzat ia sjellin Kosovës ragbin për herë të parë

Klubi i Ragbit «Çikat», 7-shja e parë e ekipit të vajzave, premton të ardhme të ndritur për sportin kosovar.

Lojtare të ragbit në Kosovë. Foto: Atdhe Mulla.



Në korrik, Klubi i Ragbit «Çikat» do të jetë nën rrezet e diellit në plazhet e Bullgarisë, por jo për të pushuar. Me proteza (të ragbit) në dorë, e jo me pajisje të zhytjes, ekipi i vetëm kosovar i grave në ragbi do të hyjë në garën e parë rajonale që nga krijimi i ekipit në nëntor 2017. Gratë e Klubit të Ragbit «Çikat» e kanë përqafuar ragbin më shumë se që ka mundur të shpresojë themeluesi i ekipit Bronwyn Jones. Pas pak muajsh ekzistencë, ekipi është përgjegjës për ta futur mocionin e njohjes së Kosovës si në Organizatën Botërore të Ragbit dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Duke e çelur rrugën për vete por edhe për atletët e ardhshëm të Kosovës, ekipi e ka filluar programin për fëmijët nën moshën 12-vjeçare për t’ia prezantuar atyre sportin, por edhe për të rritur mbështetjen e rinisë për komunitetin e lojtarëve të ragbit kosovar në bashkëpunim me ekipin e burrave, Kosovo Roosters (Gjelat e Kosovës).

Sipas Jones, ragbi, vlerat e traditat që lidhen me të transformohen në Kosovë për dallim me shtetet e tjera. «Këtu, ragbi ndalon së qeni sport i burrave. Bëhet i yni, siç është bërë loja e futbollit në Shtetet e Bashkuara», tha Jones. «Grave u pëlqen ideja e një sporti me vlera, mbështetja për njëra-tjetrën, tregojnë respekt, i trajtojnë të gjithë në mënyrë të barabartë pavarësisht se kush janë».

Që nga viti 2013 popullariteti i ragbit te vajzat  është rritur nga 15 në 20 për qind në shtetet e Ballkanit, duke e përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë, Serbinë dhe Bosnjën. Sporti i ragbit është rritur edhe në përmasë botërore duke i regjistruar mbi 2 milionë sportiste sipas faqeve më të mëdha të ragbit për vajzat ScrumQueens dhe World Rugby. Pavarësisht rritjes, vajzat që luajnë ragbi ballafaqohen me diskriminim, madje edhe në shtetet që kanë traditë të gjatë të ragbit. Në mars, në Tonga një direktivë e ministrit të Arsimit ia ka ndaluar nxënëseve të merren me ragbi dhe me boks, direktivë në të cilën thuhet se këto sporte janë në kundërshtim me qëndrimet kulturore për dinjitetin e gruas.

Një studim mbi pengesat sociale të grave në ragbi tregon për natyrën, shpesh përjashtuese të sportit, që është e rrënjosur në shkathtësitë që i kanë lojtarët e ragbit, fuqia, agresioni dhe shkathtësia fizike. Sipas raportit «logjika shoqërore» i vendos gratë jashtë sportit dhe i distancon ato nga atributet pozitive të maskulinitetit.

Në Ballkan, ragbi e ka mundësinë që të zhvillohet në mënyra që kurrë nuk ka mundur të zhvillohet në vendet që e kanë luajtur tradicionalisht atë. Sipas studimit, në shumicën e vendeve ku sporti është popullor, ragbi vijon të jetë hapësirë e dominuar nga burrat. Famën e ka marrë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë shekullit të 19-të kur sporti luhej nga klasa e mesme e lartë në shkolla të djemve, e pastaj duke u shpërndarë nëpër botë nga Perandoria Britanike në vendet koloniale me prezencë britanike.

Ndonëse raportohet se 25 për qind e lojtarëve janë gra, ragbi zor se e rrënon reputacionin e «sportit të zotërinjve». Megjithatë, ky nuk ishte problemi që e ka pasur trajnerja Jones në bërjen e ekipit në Kosovë. Përhapja e fjalëve për trajnimit për ragbi, ku pak njerëz e kanë pasur topin e ragbit në dorë, e lëre më lojën, ka qenë sfiduese. «Për njëfarë kohe ishin vetëm ne 4», tha Jones duke qeshur. «Kurrë s’e kemi ditur se a do të binte, apo se a do të vinte ndokush», shtoi ai. Brenda pak muajve dhe një postim në Facebook 20 muaj më vonë. «Çikat» e ka pasur një pjesëmarrje solide të vajzave për ta filluar trajnimin. «Mendoj se i tregova të gjithëve e ata qeshnin sepse përpiqesha», tha Jones. «Por vajzat filluan t’i tregonin shoqeve të tyre dhe i shtynë që të merrnin pjesë, dhe që nga atëherë vetëm jemi rritur».

Për sportin që s’është më i vetëm zotërinjve – Jones shpjegoi se gjatë kampanjës në rrjete sociale, ajo mori një mesazh ku u pyet nëse ky sport është vetëm për gratë. Lojtarja e K.R «Çikat», Mimoza Dilli, mendon se ragbi do të ndihmojë që të thyhen disa nga barrierat me të cilat vajzat ballafaqohen në Kosovë. «Me të vërtetë më pëlqen sepse të bën të ndihesh fuqishëm», tha ajo. «Kur njerëzit thonë se nuk mund të bësh nuk besojnë se ti mund ta bësh atë, të bën që ta duash edhe më shumë. Kur vëllai im dëgjoi se do të vazhdoja, ai qeshi me mua. E dëgjova duke qeshur sot në mëngjes, duke shkuar në trajnim!» Nita Pallaska kurrë nuk ka ndjekur lojë të ragbit para se t’i fillonte ushtrimet. Ajo shpjegoi se përderisa është e ngazëllyer që po bën diçka jashtë të zakonshmes, njerëzit përreth kanë pasur pak dëshirë që të bashkëngjiten. «I kam shtyrë të vijnë, por kanë qenë shumë skeptike», tha ajo. «Është njëfarë mentaliteti se këtu duhet të jesh e përgatitur, të vish nga një familje sportistësh, përderisa fillimi ka qenë mirë edhe pa ditur asgjë rreth tivj», shtoi ajo. Çikat do ta fillojnë turneun e tyre të parë gjatë verës, në Bullgari, ku në korrik do ta kenë mundësinë të takohen me ekipet e grave të rajonit. Me liderë si Jones dhe Barret, ekipi do ta ketë mundësinë t’i shohë shtetet e tjera të Ballkanit. Ekipi shpreson se Bosnja do të jetë vendi i radhës i destinacionit, shtet ky i mbyllur kur është fjala për udhëtim pavarësisht afërsisë për shkak të restriksioneve të vizave. «Ekipi i Bosnjës po ashtu është i ri, por nuk bëhet shaka me të», tha Jones. «Janë vërtetë të mirë dhe janë pjesë e Kampionatit Europian, njihen si serioz në këtë sport». Bosnjë-Hercegovina ka filluar lojërat me ekipin e kombëtares në vitin 2005, gati 10 vite pasi ekipi i burrave u pranua në World Rugby në vitin 1996.

Nga ana tjetër, në Kosovë, ekipi i vajzave është përgjegjës për ta vendosur përfaqësuesen në hartën e World Rugby. Për t’u bërë Kosova me organizatë të ragbit, kërkohen 5 apo më shumë ekipe nga regjione të ndryshme të vendit. Ajo mund të pranohet edhe në World Rugby, edhe në organizatën rajonale Ragbi Europian (Europe Rugby) dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Kjo do t’i lejonte lojtarët që e përfaqësojnë Kosovën të marrin pjesë edhe në gara rajonale e ndërkombëtare por edhe në ato olimpike. Që kur Rugby Sevens (ragbi me 7 persona) u pranua zyrtarisht si sport olimpik dhe u bë disiplinë garuese në lojërat e Rio 2016 në Brazil, sporti e ka përjetuar një rritje në popullaritet, siç shpjegon edhe trajneri i ekipit të Kosovës, Mark Barrett. «Kudo që shkon, është një lidhje me lojtarët e ragbit që është e ndryshme nga lojtarët e të gjitha sporteve të tjera», tha ai. «Mund të shkoj në një shtet, e nëse ka sado pak ragbi (në atë vend), qoftë edhe një ekip i vetëm, e gjen automatikisht veten aty me një rrjet njerëzish e shokësh», shtoi Barrett.

Barrett ka udhëtuar nëpër Ballkan, duke luajtur në Kroaci, Bullgari, Rumani dhe shtete të shumta. Themeluesit e ekipit tashmë kanë bërë plane. Me ndihmën e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruari O’Connell, Jones dhe Barrett e kanë filluar trajnimin e fëmijëve, çdo të shtune në mëngjes. «Kemi djem e vajza që e bëjnë këtë sport së bashku, kjo është shumë e mirë për moshën e tyre ia jep mesazhin në mendjen e tyre ‘po, mund të luaj edhe me vajzat edhe me djemtë, njësoj’», tha Jones. «Fëmijët që vijnë janë djem që ndihen se janë përjashtuar nga loja e futbollit për ndonjë arsye, apo vajza që nuk iu ka dhënë kurrë mundësia të luajnë, mendoj se është me rëndësi për të dyja». Me ndihmën e Barrett, programi ndërkombëtar i World Rugby për ta promovuar sportin ndërkombëtarisht, «Get Into Rugby», do të vijë në Kosovë gjatë verës, për t’ia prezantuar ragbin fëmijëve në Kosovë dhe për t’i certifikuar mësuesit për t’i mbajtur ushtrimet e trajnimin në këtë sport. «Sfida tjetër është që ta nisim edhe me nën-18-vjeçarët, mund të ishte diçka që mund ta çojë ekipin e Kosovës në olimpiadë një ditë», tha Jones. (BIRN)