Ushtria egjiptiane vrau gabimisht 12 turistë




Gjatë një aksioni antiterrorist, në perëndim të vendit, forcat egjiptiane të sigurisë kanë hapur zjarr madje gabimisht ndaj disa veturave ku ndodheshin turistë.

 

Ushtria egjiptianë vrau 12 persona dhe plagosi 10 të tjerë, njoftoi Ministria e Brendshme, raporton TV ARTA.

Mes turistëve 2 ishin meksikanë dhe 10 të vrarë ishin egjiptianë, transmeton Koha.net.

Ushtria, siç pohohet, ishte në kërkim të elementeve terroriste në atë zonë kur sulmoi katër vetura që përdoreshin nga turistët.

Tani ka filluar hetimi rreth asaj se pse veturat me turistë kishin hyrë në zonë të ndaluar.

Forcat egjiptiane së fundi u bënë cak i kryengritësve pasi në vitin 2013 ushtria largoi nga pushteti presidentin Mohamed Mursi.