«Ushtria e Serbisë do ta ruajë Luginën»




Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Bratislav Gashiq ka deklaruar se Ushtria me të gjitha shërbimet tjera është absolutisht e gatshme që të përgjigjet në të gjitha sfidat e sigurisë.

 

«Ushtria e Serbisë me të gjitha shërbimet e veta është absolutisht e gatshme që të përgjigjet ndaj të gjitha sfidave dhe ndaj çdo kërcënimi të sigurisë së qytetarëve si dhe për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit», ka deklaruar Gashiq për «Kurir» lidhur me paralajmërimet e liderëve të Luginës së se do të shpallin krijimin Asociacionit të Komunave shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, transmeton Koha.net.

Gazeta e Beogradi «Kurir» ka përkujtuar se të hënën e kësaj jave në takimin e mbajtur në Preshevë, në të cilin kanë marrë pjesë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu, zëvendësi i tij Shukri Imeri dhe kryetarët e komunave Bujanoc e Preshevë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa, kanë vendosur që më 12 shtator, të shtunën, të mbajnë mbledhjen e këshilltarëve të këtyre dy komunave dhe të asaj të Medvegjës me qëllim që të shpallin formimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginë.